Tr*gjedi në Rrugën e Arbrit, dy të vd*kur dhe pesë të pIagosur (Zbardhen detaje të rënda)

Te Fundit

Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur paraditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit. Policia e Tiranës bën me dije se të gjithë këta shtetas kanë qenë duke udhëtuar me dy automjete dhe në rrethana të paqarta janë përfshirë në aksident.

Ngjarja rrugore ka ndodhur rreth orës 10:15 në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit dhe rrethanat që kanë çuar në këtë përplasje fatale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Burimi: Newsbomb.al

Lajmet e fundit